Pas aludimeve të shumta për ndryshimin e saj, Khloe më në fund ka vendosur që të flas.
Bukuroshja brune pas komenteve se ka ndryshuar në dukje, ka zgjedhur të tregojë se ka bërë ndërhyrje kirurgjike, shkruan Daily Mail.
Këtë ajo e ka zbuluar gjatë një interviste me Andy Cohen, duke treguar kështu në detaje.
“Kam bërë një herë hundën, por nuk është botox”, u shpreh Khloe.
Kardashian po ashtu u shpreh se i editon fotografitë e saj, pasi që jo çdo herë kryen ndërhyrje në fytyrën e saj.
Sa i përket kësaj të fundit, bukuroshja brune shpesh akuzohet për përdorim të tepërt të ‘photoshop’-it. /Telegrafi/