Khloe Kardashian ka pranuar publikisht se është ribashkuar me basketbollistin e njohur, Tristan Thompson.
Spekulime për dyshen kanë filluar me muaj, por që asnjëri prej tyre nuk u deklarua, shkruan Mirror.
35-vjeçarja në në postim në rrjetin social Instagram ka uruar partnerin për ditëlindjen e 30-të, derisa bashkimi I tyre u bë I ditur nga ajo.
“Ata që janë shkruar të jenë afër teje kalojnë në gjithçka, edhe nëse është bërë që të ndahen, ata vijnë gjithmonë më të fortë se më parë”, ka shkruar ajo.
Në imazhin e publikuar dyshja shihen me plot stil të veshur, kurse kishin në mes vajzën e tyre, True.
Ajo padyshim që dedikoi edhe disa fjalë për Tristan, të cilin e konsideroi si baba dhe partner të mrekullueshëm.
Kujtojmë se çifti u ndanë pasi basketbollisti e kishte tradhtuar tre herë radhazi bukuroshen brune. /Telegrafi/