Khloe Kardashian ndihet e ‘dërrmuar’ pasi Tristan Thompson rrëfeu se kishte një fëmijë me një grua tjetër.
Basketbollisti 30-vjeçar – i cili ka True, tre vjeç, me yllin televiziv – u zbulua së fundmi se kishte një fëmijë me Maralee Nichols dhe Khloe ende ndihet ‘e shqetësuar’ nga situata.
Dhe tani Khloe i ka thënë sportistit se ai nuk mund të zhvendoset në rezidencën e saj të re masive prej 37 milionë dollarësh në Hidden Hills të Kalifornisë.
Ylli i Keeping Up With the Kardashians po planifikonte të jetonte me Tristanin, përpara se të zbulohej se ai kishte një fëmijë me Maralee, shkruan DailyMail.
“Khloe dhe Tristan kishin raporte të mirë përpara se të dilnin lajmet për Maralee që ishte shtatzënë dhe ata madje kishin plane për të jetuar së bashku”, tha një burim për Entertainment Tonight.
Khloe ka ndërtuar një rezidencë të madhe në Hidden Hills, pranë nënës së saj Kris Jenner dhe motrat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner gjithashtu janë në të njëjtën lagje.
“Khloe është vërtet e lënduar dhe e trishtuar nga veprimet e Tristanit dhe falja e tij publike nuk po ndihmon”, tha burimi.
Tristan më parë i kërkoi falje Khloe, pasi një test i atësisë zbuloi se ai lindi një fëmijë me Maralee, në një postim në Instagram.
Basketbollisti pranoi se Khloe nuk e meriton ‘dhimbjen dhe poshtërimin’ që i ka shkaktuar.
Kujtojmë që Khloe dhe Tristan kanë pasur një lidhje që nga viti 2016 dhe bashkë kanë një vajzë. /Telegrafi/