Khloe Kardashian raportohet se ka rindërtuar romancën e saj me Tristan Thompson teksa janë izoluar së bashku në rezidencën e saj në Kaliforni.
Çifti janë ndarë vitin e kaluar pas disa skandaleve të mashtrimit, por kanë ruajtur raporte të mira meqë kanë së bashku një vajzë të quajtur True, dyvjeçare.
Tani, pasi kanë jetuar së bashku në izolim, ylli televiziv 36-vjeçare dhe ylli i NBA 29-vjeçar, ‘kanë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër’, tha një burim për People.
Burimi pranë People tha të mërkurën se ‘Tristan po punon shumë për të treguar veten e tij se është një baba i mirë për True”, që duket se po e sfidon Khloe për t’i dhënë atij një shans tjetër.
Këtë muaj, një burim tjetër ka thënë se ‘izolimi së bashku i ka bërë më të afërt’ dhe se Kardashian ishte magjepsur nga sjellja e tij e mirë.
“Ajo nuk është duke u takuar me askënd tjetër. Ata nuk kanë kaluar kaq shumë kohë me njëri-tjetrin qysh nga Cleveland. Ata patën një pranverë të mahnitshme më True në Los Angeles”, thotë më tej burimi.
Tristan dhe Khloe zyrtarizuan romancën e tyre në vitin 2016 dhe ajo finalizoi divorcin nga ish-burri Lamar Odom atë dhjetor.
Para se të lidhej me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, Tristan kishte qenë në një lidhje me Jordan Craig, me të cilën ka një djalë.
Në dhjetor 2017, Khloe njoftoi se ishte shtatzënë dhe ajo u transferua në Cleveland për të qenë me partnerin e saj.
Tristan dhe Khloe u ndanë pothuajse menjëherë pas. /Telegrafi/