Keeping Up With The Kardashian i ka ardhur fundi pas 14 vitesh transmetimi të vazhdueshëm.
Këtë e ka bërë të ditur ylli i serialit, Kim Kardashian, ku me këtë vendim ka habitur të gjitha fansat, shkruan Mirror.
Kris Jenner përmes një paraqitje televizive ka treguar se Khloe është prekur mjaft shumë nga ndërprerja e serialit.
Ajo kishte thënë se bukuroshja bionde nuk mund t’i ndalte të qarat, pasi kuptoi lajmin.
“Ne është dashur t’i tregojmë ekipit, kështu që të gjithë ishim duke qarë. Por, mendoj se Khloe është ajo që është prekur më shumë dhe nuk mund të ndalej duke qarë”, është shprehur ajo.
Kris ka treguar se numri 20, që përshkruan vitin në të cilin jemi, ka qenë më adekuati për të marrë një vendim të tillë.
Seriali, i cili filloi në vitin 2007 kishte pasur momente mjaft gazmore e po ashtu hidhëruese, që mbajti të informuar miliona fansa rreth të rejave në familjen Kardashian. /Telegrafi/