Khloe ka befasuar ndjekësit e saj me një model dhe ngjyrë të veçantë flokësh, pasi jemi mësuar ta shohim me flokët e saj të gjatë biondë
Teksa shfaqet me flokë shumë të shkurtra kaçurrela deri në shpatulla dhe një ngjyrë natyrale flokësh, 37- vjeçarja duket shumë më ndryshe.
“Rrallëherë i mbaj flokët e mi natyralë. U ndjeva disi lezetshëm me to (ju lutem mos ma prishni ndjesinë),” -shkroi ajo në postim.
Kjo nuk është hera e parë që Khloe flet për flokët e saj dhe trajtimet që bën për t’i mbajtur ata të drejtë. Kur ishte shtatzënë me True, Kardashian u tha ndjekësve të saj se duhej të hiqte dorë nga trajtimet e saj aq të preferuara.
“Unë kam vite që bëj trajtimin brazilian të flokëve. Por tani që jam shtatzënë nuk mund ta bëj më, kështu që kaçurrelat e mia po rikthehen ngadalë,” u tha Khloe ndjekësve të saj në Snapchat asokohe, duke pranuar se i drejtonte flokët, sepse sipas saj njeriu dëshiron gjithmonë atë që nuk ka.
I’ve been getting Straightening treatments on my hair for years. ??♀️ I’ve been getting Brazilian blowouts and other treatments since I’ve been a teenager. I stopped because of Covid. I actually kind a like my curls ? pic.twitter.com/gxMVZWK0bf
— Khloé (@khloekardashian) August 13, 2021
Ndërsa dje, Kardashian ndau me ndjekësit se i ndali trajtimet për shkak të pandemisë. Mbi një fotografi të saj fëmijë, ku shfaqet me flokë kaçurrela, Khloe shkroi:
“Kam qenë duke bërë trajtime për të drejtuar flokët e mi për vite me radhë. Unë kam bërë trajtime braziliane dhe trajtime të tjera që nga koha kur isha adoleshente. U ndala për shkak të Covid. Në fakt, më pëlqejnë kaçurrelat e mia.”
Nuk e dimë për ju, por ne Khloe po na pëlqen edhe me flokë natyrale.