Telegrafi

Khloe Kardashian mohon thashethemet se Kylie Jenner është ndarë nga Travis Scott

Khloe Kardashian iu përgjigj thashethemeve se motra e saj, Kylie Jenner, nuk po takohet me Travis Scott.

Ylli televiziv u ndje e detyruar të komentonte mbi një artikull të bërë nga W Magazine, i cili sjell një histori të madhe mbi marrëdhënien e dyshes që pas tragjedisë në “Astroworld”.

Artikulli i zbuluar pretendon se Jenner, 24 vjeçe, dhe Scott, 30 vjeç, nuk kanë qenë një çift i vërtetë për dy vjet dhe thjesht janë shumë rehat me njëri-tjetrin.

Khloe Kardashian (Foto: Getty Images)

Megjithatë, Kardashian, 37 vjeçe, bëri një koment në një video që përmbledh artikullin për të vënë në dukje se nuk është kështu.

“Uau, nuk e di pse kjo revistë do ta shkruante këtë, por ata janë shumë çift”, komentoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Burime pranë tyre mbështetën pretendimet e Kardashian për TMZ, duke thënë se janë shumë të përfshirë.

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)

Jenner në fakt ishte e pranishme në festivalin në Houston dhe vetëm një ditë më pas bëri një reagim duke thënë se ndihet e tmerruar nga ajo që ndodhi në “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.

Të njëjtit janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të vitit 2019 të një vajze të quajtur, Storm.


Kylie dhe Travis do bëhen prindër për herë të dytë së shpejti. /Telegrafi/