Nuk ishim mësuar të dëgjonim deklarata romantike nga vajza që i ndërronte të dashurit po aq shpesh sa të brendshmet e saj.
Megjithatë Khloe, e cila zakonisht është shumë e rezervuar tek fjlaët e ëmbla duke iu lënë vendin vetëm atyre seksuale, këtë herë ka surprizuar.
Motra 32 vjeçare e Kim nuk ka rezistuar dot pa nxjerrë jashtë gjithçka ndjente në urimin që i bëri të dashurit të saj Tristan Thompson për ditëlindje.
Basketbollisti i Cleveland Cavaliers mbushi 26 vjeç dhe një rast i tillë nuk mund të kalonte si gjithë ditët e tjera.
“Për ditëlindjen më të lumtur dashuria ime, e para e shumë të tjerave që do të kalojmë bashkë” ishin disa nga fjalët e Khloe. Jo vetëm kaq, por ajo përdori edhe fjalën e fortë “përgjithmonë”, duke thënë se “le ta shohim përgjithmonë njëri-tjetrin në këtë mënyrë”.
Dhe përpara deklaratave të tillë dy janë mundësitë, ose lumturohesh kur e dashuron vërtetë personin, ose kupton se ka ardhur koha që të krijosh pak distancë. Çfarë do bëjë Tristani? /inTV/Telegrafi/