Khloe Kardashian shkëlqeu mbrëmjen e së premtes në Londër, teksa po promovonte parfumin e saj të ri, XO Khloe, në dyqanin Harrods.
Ylli mahniti me një fustan të artë vezullues, i cili ishte zbukuruar me rruaza metalike.
Përkundër motit të ftohtë, Khloe hoqi pallton e saj për të shfaqur fustanin, duke e kombinuar atë me taka të larta dhe një çantë dore blu, shkruan DailyMail.
Pamja e saj e shkëlqyer u përfundua me flokët e valëzuara dhe një grimi elegant.
Ajo u shoqërua nga shoqja Malika Haqq dhe nëna Kris Jenner, e cila gjithashtu ishte në Londër për të mbështetur aktivitete të tjera të familjes.
Pas promovimit të parfumit, Khloe dhe Kris shkuan për të bërë blerje në Selfridges, ku i panë duke shfletuar dyqanet për rroba dhe aksesorë.
Familja Kardashian ishte e shoqëruar nga një ekip sigurie dhe u duk se po kalonin një kohë të shkëlqyer gjatë blerjeve të Krishtlindjeve. /Telegrafi/