Khloe Kardashian njihet për paraqitjet e saj, për të cilat përkujdeset në mënyrë të detajshme.
Por, kohëve të fundit ajo është përballur me komente të shumta, në të cilat thuhej se ajo po përdor në masë të madhe ‘photoshop’, shkruan Mirror.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians në një imazh të publikuar në rrjetin social Instagram, sërish është përballur me akuza të tilla.
Me stil të ri të flokëve, ajo është parë afër vajzës së saj, True, ndërsa mezi njihet me paraqitjen e re.
Duke ironizuar, një komentues kishte pyetur se kush është në krah të vajzës së saj: “Kush është kjo në anën e djathë?”.
Kësaj radhe, Khloe kishte vendosur të thyej heshtjen, duke reaguar ashpër ndaj komentuesit.
“Është njerka jote. Bëhu i mirë përndryshe do të dënohesh”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, një burim i Us Weekly ka thënë se Khloe është duke u ndier vetvetja në imazhet e fundit, përkundër komenteve dhe aludimeve që po i drejtohen. /Telegrafi/