Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian kritikohet në rrjete sociale, pasi e quajti kryebashkiaken e Los Angeles-it ‘një shaka’

Khloe Kardashian është goditur në rrjete sociale pas kritikave ndaj kryebashkiakes së Los Angeles-it, Karen Bass.

Ajo e quajti atë “shaka”, mes zjarreve të vazhdueshme.

Ylli televiziv reagoi ndaj raporteve që sugjeronin se buxheti i Departamentit të Zjarrfikësve ishte shkurtuar nën administratën e Bass, duke shkruar në Instagram: “Kryebashkiaku Bass je shaka!”, shkruan DailyMail.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt e kritikuan, duke i kujtuar asaj për shpërdorimin e ujit nga motrat e saj, Kim dhe Kourtney Kardashian, gjatë një thatësire.

Megjithatë, disa mbështetës e përkrahën Khloe-n, duke thënë se ajo ka të drejtë të kritikojë një zyrtar publik që nuk e ka bërë punën siç duhet, veçanërisht kur siguria e qytetarëve është në rrezik.

Në përgjigje, Khloe theksoi mbështetjen për zjarrfikësit dhe shprehu mirënjohjen për sakrificat e tyre gjatë zjarreve. /Telegrafi/

Exit mobile version