Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian kritikohet ashpër për foton e vitit 2003 ku shihet duke mbajtur me zinxhir rreth qafës katër femra me ngjyrë

Khloe Kardashian është kritikuar ashpër për një foto të rishfaqur nga Halloween i vitit 2003, në të cilën ajo ishte e veshur si tutore ndërsa mbante katër zinxhir – secili i lidhur me qafën e një gruaje me ngjyrë.

Postimi i diskutueshëm rreth 38-vjeçares, u rishfaq në fillim të kësaj jave në nënfaqen e Reddit ‘r/KUWTKsnark’, e cila përcjell familjen e famshme të realitetit televiziv.

Posteri origjinal vendosi foton me mbishkrimin: ‘Të mos harrojmë kurrë, kjo ndodhi’.

Në foton e shkrepur në klubin e natës “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë në tetor të vitit 2003, Khloe atëherë 19-vjeçe veshi një kostum të gjerë me vija ngjyrë të kaltër me një bluzë të bardhë dhe një sërë zinxhirësh ari, njëri në formën e një shenjë dollari dhe një tjetër një medaljon rrethore.

Ajo e kompletoj kostumin me një kapele të bardhë nga e cila vareshin flokët e saj bionde të errëta.

Secila nga gratë me Khloe veshi korse të bardha mbi të brendshme me të njëjtën ngjyrë, shkruan DailyMail.

Sipas The Independent, gratë që shoqëruan Khloe në foton e diskutueshme ishin aktorja Meagan Good dhe motra e saj La’Myia Good dhe motrat binjake Malika dhe Khadijah Haqq.

Khloe, e cila është nënë e vajzës True, katër vjeç, me ish-partnerin Tristan Thompson, 31 vjeç, u kritukua në komente për shfaqjen, pasi një përdorues pyeti: ‘Ideja e kujt ishte kjo?’.

“Realiteti që pesë gra së bashku menduan se kjo ishte një ide e mirë, asnjëra prej tyre nuk tha se ndoshta duhet ta rimendonim këtë”, për të cilën një person tjetër u përgjigj: “Kjo është pjesa që nuk e kuptoj. Të kërkosh të ecësh me mikun tënd si qen është një gjë, por pastaj katër njerëz janë në rregull me të ecur si qen. Si është e mundur”, ka shkruar një tjetër komentues.

Një përdorues vuri në dukje ndryshimin në pamjen e Khloe në afërsisht 19 vitet që nga shkrepja e fotografisë.

“Nuk e kuptova që kjo ishte ajo për një minutë, sepse nuk mund të thuash se kjo është Khloe nëse nuk e shikoni më mirë.. ndoshta ajo e ndryshoi plotësisht fytyrën e saj në mënyrë që askush nuk mund të thotë se kjo është ajo”, tha një tjetër.

Të tjerë sollën skandale të të famshmëve në të kaluarën që përfshinin referenca të papërshtatshme racore.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian thuhet se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Tristan Thompson

Një përdorues që e krahasoi paraqitjen e Khloe me performancën famëkeqe të Ted Danson ndaj të dashurës së atëhershme Whoopi Goldberg në Klubin Friars në vitin 1993, në të cilën aktori Cheers mbajti maskë të zezë dhe përdori në mënyrë të përsëritur fjalë raciste. /Telegrafi/

Exit mobile version