Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian kërkon nga paparacët që të mos e ndjekin

Një nga yjet e familjes Kardashian, Khloe, nuk është e kënaqur me ndjekjen që po i bëjnë fotografët.

Bukuroshja po pret fëmijë së shpejti nga lidhja e saj me Tristan Thompson, basketbollistin e njohur nga Cleveland Cavaliers.

“Do të doja shumë që paparacët ta kuptonin sa e vështirë është të udhëtosh me trupin tim tani. Ndihem e fryrë dhe më përzihet. Mund t’ia dal edhe nëse nuk thoni gjëra të pakëndshme apo merrni fotot të miat kur unë vetë ndërkohë ndihem keq. Të paktën pushoni, nëse mundeni!”, thotë ajo.

Ka qenë ky statusi që bukuroshja Khloe Kardashian ka shkruar në rrjetin social Twitter për gazetarët, të cilët prej muajsh e përndjekin për të siguruar kështu foto të saj në pritje të ëmbël”, shkruan KP.

“Yllit të Keeping Up With Kardashian tashmë duket se i ka sosur durimi, pasi paparacët e përndjekin kudo, përfshirë edhe në aeroport”.

“Ju dua shumë djem. E di që kjo është pjesë e famës dhe e urrej kur njerëzit ankohen për gjëra të tilla”.

(Foto: Instagram/ KhloeKardashian)

“Por do të doja që gjatë kësaj kohe të vendoseshin disa barriera mes meje dhe paparacëve. Ok, e di që s’do të ndodhë, por gjithsesi po ja dërgoj valët universit,” tha ajo.

Exit mobile version