Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian hedh poshtë spekulimet se ajo është bashkuar me Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: Gettyimages/Guliver)

Khloe Kardashian është tejet mirënjohëse që mund të kujdeset për vajzën e saj, së bashku me Tristan Thompson.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians ka qenë e gatshme që të qëndrojë në të njëjtën çati me të, ani pse basketbollisti e kishte tradhtuar dy herë, shkruan Daily Mail.

Pasi kjo u mor vesh nga fansat, shumë nga ta spekuluan se bukuroshja tashmë ka rifilluar romancën me Tristan.

Por, një gjë të tillë Khloe e ka hedhur poshtë, duke e konsideruar diçka normale.

“Ne jemi duke e bërë një punë të mrekullueshme. Unë vij nga një familje, ju e dini, nëna dhe babai im ani pse të ndarë, darkonin të paktën një herë në javë. Ndërsa njerku dhe babai im luanin golf një herë në javë”.

“Pra, unë vij nga një familje, që vetëm pse njerëzit nuk janë së bashku, nuk do të thotë të jesh i vrazhdë me ta”, është shprehur ajo për Daily Pop.

Gjatë po të njëjtës intervistë, ajo kishte falënderuar Tristan për kujdesin që po tregon në raport me familjen. /Telegrafi/

Exit mobile version