Telegrafi

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson mirëpresin fëmijën e tyre të dytë përmes një nëne surrogate

Khloe Kardashian dhe ish partneri i saj, Tristan Thompson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, një djalë.

Një përfaqësues i yllit televiziv tregon për People se Kardashian dhe lojtari i NBA – të cilët u ndanë në janar – mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku nëpërmjet një surrogate.

Muajin e kaluar u zbulua se Kardashian dhe Thompson kishin një fëmijë të dytë së bashku. Ish-ët tashmë janë prindër të vajzës 4-vjeçare True Thompson.

Foto: Backgrid

“Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj nënës surrogate për një bekim kaq të bukur”, tha përfaqësuesi i Kardashian për Page Six në atë kohë.

“Ne do të dëshironim të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet tek familja e saj”, përfundoi deklarata.

Foto: Getty Images

Një burim i brendshëm vazhdoi të na tregojë se Kardashian, 38 vjeçe, dhe Thompson, 31 vjeç, nuk janë më bashkë dhe kanë mbajtur kontakte vetëm në lidhje me vajzën e tyre 4-vjeçare, True.

Ylli i “Kardashians” mirëpriti True në prill 2018, një vit pasi atleti u bë baba i djalit Prince, tani 5 vjeç, me ish-Jordan Craig.

Ndërsa Kardashian dhe Thompson u ndanë në shkurt 2019 pas skandaleve të shumta të tradhtis nga ana e tij, ata u pajtuan sërish – për t’u ndarë kur lojtari i NBA-së të tregohej përsëri i pabesë.

Thompson pranoi se kishte bërë marrëdhënie me Maralee Nichols në mars 2021 në dokumentet e gjykatës të lëshuara nëntë muaj më vonë. Nichols lindi një djalë të quajtur Theo më vonë në të njëjtin muaj.

Lexo po ashtu Përkundër skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës së dytë me Tristan Thompson përmes një nëne surrogate

“E gjithë deklarata e tij është në këtë gjë, e cila thotë: “Unë kam fjetur me të”, tha Kim Kardashian në një episod të qershorit të shfaqjes së familjes Hulu që dokumenton dramën e dhjetorit 2021.

Kylie Jenner e quajti Thompson “personin më të keq në planet” kur u publikua lajmi, ndërsa Kourtney Kardashian kritikoi “tradhtinë e tij të pafund”.

Foto: Tristan Thompson/Instagram

Khloe dhe Thompson ngjizën djalin e tyre në nëntor 2021 përpara se tradhtia e tij e fundit të dilte në dritë.

Para ndarjes së tyre, ish-çifti ishin të zëshëm për planet e tyre për t’i dhënë True një vëlla.

“Ndjehem sikur tani është koha për të pasur një fëmijë tjetër”, tha Khloe në një episod të shkurtit 2021 “Keeping Up With the Kardashians”. /Telegrafi/