Ajo ngjalli reagime të shumta përmes një fotografie të publikuar në muajin maj të këtij viti, ku mezi njihej.
Por, Khloe Kardashian është akuzuar këtë të premte, pasi bëri paraqitjen origjinale në shfaqjen e Keeping Up With The Kardashians, shkruan Daily Mail.
Supozohet se ajo ka përdorur filtera të shumtë në portret, përmes një aplikacioni që shërben për editimin e fotografive.
36-vjeçarja është bërë tashmë virale në rrjete sociale, pasi fansat janë duke krahasuar imazhin e rregulluar me atë origjinalin.
“Khloe Kardashian në vitin 2020 duket sikur dikush dëshironte ta vizatonte Khloe Kardashiannë vitin 2019”, shkruar një komentues.
Sidoqoftë, disa fansa kishin mbështetur modelen, duke thënë se asaj nuk i duhen ndërhyrje në fotografi, pasi duket bukur ashtu siç duket.
“Ajo duket edhe më mirë në origjinalen. Nuk e di pse ajo duhet të përdor ‘photoshop”, është shprehur një fans.
Po ashtu, pas kësaj fotografie, është spekuluar se ajo ka bërë operacione plastike, pasi vëreheshin ndryshime drastike. /Telegrafi/