Telegrafi

Khloe Kardashian dëshiron të ketë fëmijë të dytë me Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: KKUWK)

Khloe Kardashian së fundmi ka diskutuar me familjen e saj, pasi që dëshiron të ketë një fëmijë të dytë me Tristan Thompson.

Në episodin e javës së kaluar (e enjte) në “Keeping Up With The Kardashians”, ajo me shaka i kishte kërkuar Tristan që të bëjnë një fëmijë, shkruan Daily Mail.

Ndërsa dyshja vendosën të gjuanin njërën nga lodrat e vjetra të True Thompson, Tristan e pyeti Khloe se çka nëse do të kenë edhe një vajzë tjetër, atëherë do të blinin edhe më shumë lodra.

“Kush do të ketë një vajzë tjetër me ty?”, ka ironizuar Khloe.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson mund të rikthehen bashkë

Ndonëse e kishte tradhtuar, Khloe sërish dëshiron që fëmijën e dytë ta ketë nga Tristan, por në mënyra artificiale dhe jo të ketë kontakt fizik me të.

Tristan gjatë bisedës kishte tentuar që t’ia mbushë mendjen ish-bashkëshortes që vajzën True ta merrte në shtëpinë e tij, gjë të cilën Khloe e refuzoi menjëherë.

Ylli televiziv ishte munduar ta lejonte vajzën ta vizitonte babanë e saj, i cili jeton në Cleveland, por  menjëherë filloi të përjetojë ankth për mungesën e fëmijës./Telegrafi/