Ajo prej ditësh po ‘ngacmon’ me linjën e saj të re të veshjeve.
Dhe Khloe Kardashian vërtetoi se ishte reklama e saj më e mirë pasi u shfaq në një kostum larjeje të zi për të promovuar markën e saj, ‘Good American’.
Ylli televiziv 35-vjeçar dukej fenomenale dhe mjaft në formë, teksa pozonte para një pishine.
Fotografitë joshëse të saj vijnë mes pretendimeve që ajo është pajtuar me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson.
Çifti që u pajtuan dhe u ndanë sërish kanë pasur një marrëdhënie jo edhe aq të mirë viteve të fundit, por po vazhdojnë të ruajnë raporte stabile për shkak të vajzës së tyre dyvjeçare, True.
Khloe dhe Tristan u ndanë vitin e kaluar, pasi u zbulua se ky i fundit e ka tradhtuar atë me miken e ngushtë të motrës së saj, Kylie, Jordyn Woods.
Sidoqoftë, marrëdhënia e dyshes thuhet se është përmirësuar që kur filluan të karantinohen së bashku.
“Izolimi i bëri ata më afër”, tha një burim pranë çiftit. “Ata nuk e kishin kaluar këtë shumë kohë së bashku pasi jetuan në Cleveland. Ata kanë pasur një pranverë të mahnitshme me True në Los Angeles”.
Duket sikur situata e të jetuarit ka punuar për ta pasi burimi tha se ‘Khloe dhe Tristan janë bashkë-prindër të shkëlqyeshëm’ dhe ‘ata gjithashtu me të vërtetë pëlqejnë njëri-tjetrin’.
Duke shtuar më shumë detaje në lidhje me ribashkimin e tyre, burimi tha: “Ajo nuk është duke u takuar me dikë tjetër”. /Telegrafi/