Telegrafi

Khloe Kardashian atraktive në imazhet e fundit, vë në pah linjat trupore

Khloe Kardashian (Foto: Cindy Ord/Getty Images for Allergan/Guliver)

Khloe është njëra nga më të komentuarat në të gjithë familjen e famshme të Kardashian.

Ajo edhe gjatë pandemisë coronavirus, ka sjellë imazhe atraktive, për të cilat është përkujdesur në secilin detaj të mundshëm, shkruan Daily Mail.

35-vjeçarja në po të njëjtën mënyrë është shfaqur edhe gjatë ditës së djeshme (e premte), në rrjetin social Instagram.

“Oh, çkemi”, kishte shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

E veshur me një bluzë ngjyrë të kaltër, Khloe i ka bashkangjitur dukjes edh një makijazh me shkëlqim, ndërsa flokët i ka lënë të lira mbi supe.

Veshja me të cilën ajo ka vendosur të dalë para 114 milionë ndjekësve të saj, i ka vënë në pah linjat trupore.

Duke munduar që të përdor minimalisht aksesorë, bukuroshja bionde ka vendosur vathë prej diamantit dhe një qafore prej ari.

Imazhi i publikuar ka marrë me mijëra komente pozitive, përfshirë këtu fansat, miqtë e po ashtu edhe familjarët e saj. /Telegrafi/