Po vazhdon të përflitet akoma skandali i mikes së ngushtë të familjes Kardashian/Jenner, Jordyn Woods. Kjo e fundit ishte zënë mat me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, me të cilin bukuroshja ka një vajzë me të.
Skandali Tristan me Jordyn është komentuar edhe këtë të diel në episodin e ri të “Keeping up with the Kardashians“. Gjysma e parë e këtij sezoni u hap me Khloe duke treguar se ajo përjetoi migrenë për dy muajt e fundit. Ajo gjithashtu ishte në procesin e transferimit në një shtëpi me qira, ndërsa e rinovoi rezidencën e saj të Calabasas.
“Disa ditë ndihem mirë dhe nuk jam e lodhur dhe nuk kam dhimbje kohe. Dhe pastaj të nesërmen më mërzit gjëja më e vogël”.
“Koka ime është bërë lëmsh sepse është goditur për kaq gjatë dhe është e tmerrshme”, citohet të ketë thënë Khloe.
Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se Tristan i kishte thënë se do të bënte vetëvrasje pas atij skandali me miken e ngushtë të tyre, pasi kjo gjë nuk dëshiroi që të ndodhte.
Theksojmë se Kardashian është duke punuar në projekte të tjera të modës. /Telegrafi/