Telegrafi

KHF Prishtina takohet me Vardarin në Kupën Evropiane

(Foto: kosovahandball.info)

KHF Prishtina është skuadra e parë kosovare që ka mësuar kundërshtarin evropian për edicionin 2021/2022.

Hendbollistet prishtinase në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) do të takohen me Vardarin e Shkupit.

Prishtina në ndeshjen e parë do të jetë vendase.

Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Prishtinë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Shkup.