Klubi i hendbollit i femrave Istogu ka arritur në Spanjë pas 34 orëve udhëtim, por kanë hasur menjëherë në probleme me të arritur aty.
Pas 34 orëve udhëtim me dokumente të Kosovës, KHF Istogu ka arritur në Malaga të Spanjës.
Në Malaga është paraparë të zhvillohet ndeshja e 1/8-tës së Kupës Evropiane “Challange Cup”, por klubi kosovar kanë hasur menjëherë në probleme.
Sipas një njoftimi të tyre në faqen zyrtare në Facebook, autoritetet spanjolle i kanë kërkuar atyre të luajnë pa simbole shtetërore apo më saktë pa flamurin e Kosovës.
Kjo kërkesë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të KHF Istogut, të cilët nuk kanë pranuar të luajnë pa simbole.
Për këtë thonë se e kanë edhe përkrahjen e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), të cilët duan të luajnë në kushte të barabarta.
“Pas 34 orëve udhëtim KHF ISTOGU ka arritur në Malaga të Spanjës. Menjëherë janë paraqitur problemet e para rreth flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës”.
“Drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe për këtë qëndrim ka përkrahjen e plotë edhe të FHK-së e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetëm në kushte të barabarta”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar. /Telegrafi/