Site icon Telegrafi

Kheira Hamraoui flet më në fund, futbollistja e PSG-së përshkruan sulmin e dhunshëm dhe tregon plagët e saj

Futbollistja e Paris Saint-Germain, Kheira Hamraoui ka dhënë më shumë informacion rreth sulmit ndaj saj më 4 nëntor, dhe tani vetë lojtarja ka zbuluar efektet e incidentit që ajo ka pësuar.

Ka një mavijosje të madhe që shihet në pjesën e pasme të këmbës së 31-vjeçares, si dhe një prerje e thellë mbi gju. Këto lëndime janë dëshmi se qëllimi ishte keqdashës nga personat me kapuç atë natë.

Krahas dëmtimeve fizike që pësoi Hamraoui, ajo tani po i nënshtrohet trajtimit psikologjik pas ngjarjes së rëndë që kaloi.

Lexo po ashtu Arrestohet futbollistja e PSG-së: Pagoi që t’ia thyejnë këmbët bashkëlojtares për t’i zënë vendin në formacionin startues

Sulmi ndaj Hamraoui

Kur diskutoi atë që ndodhi natën e 4 nëntorit, Hamraoui shpjegon se incidenti ndodhi shumë afër shtëpisë së saj dhe, ndërsa ajo iu afrua shtëpisë, një furgon u ndal dhe papritmas u shfaqën dy individë me kapuç të zi dhe filluan të bërtasin.

“Hape derën, hape derën”, i tha Hamraoui policisë së Versajës, sipas L’Equipe.

Plaga e Hamraouit

Hamraoui u nxor nga automjeti; ajo u rrëzua në rrugë dhe filloi të rrihej me një shufër hekuri, kryesisht në këmbë.

“U përpoqa të mbrohesha me duart e mia sa munda”, ka pranuar francezja, e cila ka disa qepje në dorën e djathtë.

Lexo po ashtu Gruaja e Eric Abidal tani është e dyshuar në rastin Kheira Hamraoui

Personat me kapuç u arratisën pas disa minutash, gjë që për Hamraouin u ndje si një përjetësi, megjithëse drejtuesja e mjetit, Aminata Diallo, e cila u lirua pa akuza, pretendoi se gjithçka ishte shumë e shpejtë.

Menjëherë pas kësaj, siguria e PSG-së u alarmua dhe Hamraoui u dërgua në spitalin në Poissy, ku u trajtuan lëndimet e saj dhe iu dha një pushim disaditor. /Telegrafi/

Exit mobile version