Telegrafi

Khedira te Reali? Vështirë!

Sipas AS, agjenti i Khediras, Jorg Neubauer, ka pasur një parakontratë me Bayernin, e cila e detyronte klubin bavarez ta transferonte Khediran dhe t’ia ofronte atij një kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa tani këtë agjenti i Khediras dëshiron ta përdorë për ta nxitur Realin të veprojë.

Ende nuk dihet nëse Jose Mourinho do të kërkojë nga Florentino Perez që të intervenojë në këtë rast, duke marrë parasysh mesfushorët e shumtë që ka Real Madridi. /Telegrafi/