Telegrafi

Khedira pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër, një muaj jashtë fushave të blerta

Sami Khedira (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira do të kthehet brenda një muaji në fushat e blerta pas ndërhyrjes së suksesshme në zemër.

Gjermani nuk është ftuar në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Futbollisti kohët e fundit ka pasur probleme me rrahjet e parregullta të zemrës dhe për këtë është dashur të operohet.

Sami Khedira dhe Cristiano Ronaldo (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Sot në mëngjes, lojtari Sami Khedira iu nënshtrua studimit elektrofiziologjik dhe terapisë së suksesshme ndërhyrëse me ablacion të një fokusi atrial aritmogjenik, të kryer nga Prof. Fiorenzo Gaita, këshilltar kardiolog JM për Juventusin”.

“Pas një periudhe të shkurtër rikuperimi, lojtari i lartpërmendur do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin përafërsisht brenda një muaji”, shkruan në njoftimin e klubit italian.

Lexo po ashtu Juventusi gati të shesë Pjanicin dhe Khediran për Iscon

Gjermania, që ka shënuar dy gola në 15 paraqitje këtë sezon, mund të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme të Bianconerëve, mes tyre takimin me Napolin dhe ndeshjen kthyese me Atleticon.

Ndryshe, 31-vjeçari ka katër vjet që vesh fanellën e klubit italian, ku ka 86 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola. /Telegrafi/