Telegrafi

Khedira: Nuk jam lojtar i Realit

“Për momentin unë nuk kam marrëveshje me Real Madridin dhe madje unë nuk kam marr ndonjë vendim për të ardhmen. Unë mund të konfirmoj se ata janë të interesuar për të më transferuar dhe kjo vërtet më lëkund. Sidoqoftë, unë duhet të mendoj para se të marr ndonjë vendim. Kjo do të jetë shumë me rëndësi për vitet e ardhshme të karrierës time, kështu që nuk dua të marr ndonjë vendim të nxituar”.

“Unë jam takuar me drejtorin e Stuttgartit, Jochen Schneider dhe krye-trajnerin Christian Gross. Ata mi treguan planet e të ardhmes dhe unë jam lojtar i rëndësishëm në planet e tyre”, tha Khedira. /Telegrafi/