Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, mund të suspendohet për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen kundër Torinos.
Futbollisti gjerman u përjashtua në Derby della Mole, në takimin që Zonja e Vjetër e fitoi me rezultat 4-1.
Arsyeja e këtij largimi ishte pasi e kishte ofenduar arbitrin që ndante drejtësinë në fushë.
Madje lojtari vazhdoi ta ofendonte dhe duke u larguar me fjalët: “Ku njeri është budalla”.
Pikërisht kjo sjellë mund t’i kushtojë atij me suspendim prej dy ndeshjesh. /Telegrafi/