Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira ka thënë që mezi presë t’ia fillojë sezonit dhe është fantastike të luajë sërish me Cristiano Ronaldon.
Bianconerët nisin sezonin e ri në Chievo të shtunën në mbrëmje, dhe gjermani ka ndarë eksitimin e tij në profilin privat në Instagram.
“Ne fillojmë përsëri të shtunën në Verona!”, ka shkruar fillimisht Khedira.
“Mezi po pres që të fillojmë sezonin e ri dhe është gjithashtu fantastike të jemi në gjendje të luajmë përsëri me Ronaldon, pas kohës që kemi ndarë së bashku në Real Madrid”.
“Pavarëisht nga eksitimi për sezonin e ri, megjithatë, kjo ishte një nga verat më të vështira të karrierës sime”.
“Pas një sezoni të mirë në Juventus në të cilin kam shënuar nëntë gola, kam luajtur dy ndeshjet e mia më të këqija në Kupën e Botës dhe ishte e tmerrshme”.
“Ne nuk punuam si ekip dhe me të drejtë u eliminuam dhe kjo ende peshon mbi mua. Kritikat për mua dhe për ne janë plotësisht të justifikuara”. përfundoi gjermani.
Khedira ka thënë gjithashtu se do të pranonte edhe nëse nuk thërret sërish nga vendi i tij, por se gjithmonë do t’i përgjigjet “nderit dhe detyrimit” për të përfaqësuar Gjermaninë. /Telegrafi/