Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, mund të fillojë rimëkëmbjen nga dëmtim në gju, ku tashmë e ka kryer operacionin me sukses.
Juve njoftoi nëpërmjet faqes së tyre zyrtare se operimi u zhvillua të hënën në mëngjes.
Për më tepër, ka pasur sukses dhe gjerman ‘mund të fillojë menjëherë rehabilitimin’.
Khedira ka luajtur vetëm 17 herë këtë sezon për shkak të problemeve të ndryshme.
Ai e kishte kryer edhe një operim të lehtë në zemër.
Ky sezon është mbyllur për të, ndërsa pritet që të shihet se a do të mbetet ë Juventus pas verës. /Telegrafi/