Sami Khedira ka konfirmuar se ai është përmirësuar si lojtar në sajë të futbollit në Serie A dhe bashkimi me Juventusin ishte zgjedhja e duhur.
Reprezentuesi gjerman është bërë një shtyllë e rëndësishme e Juventusit që nga transferimi i tij nga Real Madridi.
Khedira po tregohet lider edhe te Gjermania ku ka pasur edhe shiritin e kapitenit për vendin e tij këtë pasdite në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Azerbajxhanit.
Gjermani ka theksuar se është duke përjetuar njërën nga peridhurat më të mira të karrierës së tij, teksa transferimin te Juve e ka cilësuar si një zgjedhje të duhur, pasi është përmirësuar si futbollist.
“Unë jam në një nga periudhat më të mira të karrierës sime. Jam në formë të mirë dhe kam gjetur rrugën e drejtë”, ka thënë fillimisht Khedira për La Gazzetta dello Sport.
“Bashkimi me Juventusin ishte zgjedhja e duhur”, transmeton Telegrafi.
“Këtu jam përmirësuar si futbollist, duke u bërë taktikisht më fleksibil. Gjithashtu kam marr më shumë liri për të avancuar përpara”.
Ndryshe, Khedira ka katër gola dhe dy asistime në 25 paraqitje në Serie A deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/