Sami Khedira ka thënë se janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm, por që këtë vit Juventusi është më i fortë se vitin e shkuar.
Dani Alves dhe Leonardo Bonuccim janë larguar nga Bianconerët këtë verë.
“Do të kthehemi përsëri të dielën”.
“Pas ndeshjeve parasezonale jemi gati për Lazion, dhe e kemi mundësinë që ta fitojmë trofeun e parë”.
“janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm këtë verë, ky është futbolli. Lojtarët tanë të rinj që kanë ardhur janë shumë të mirë. Besoj që jemi më të fortë se vitin e shkuar”.
“Të jesh në Juventus, qëllimi është që gjithmonë të fitosh për tituj’, ka thënë Khedira. /Telegrafi/