Telegrafi

Khedira: Howedes do të jetë i rëndësishëm për Juventusin

MILAN, ITALY - NOVEMBER 15: Mats Hummels (L) of Germany celebrates with his team-mates Sami Khedira (C) and Benedikt Howedes (R) after scoring the opening goal during the international friendly match between Italy and Germany at Giuseppe Meazza Stadium on November 15, 2013 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka folur për blerjen e fundit të Zonjës së Vjetër, Benedikt Howedes.

Në një intervistë për TuttoJuve.com, ish-ylli i Real Madridit nuk ka kursyer fjalët për Howedes, duke i thënë tifozëve se nga ai duhet të presin shumë.

“E njoh Howedes mirë për shumë vite, kemi luajtur së bashku dhe kundër”.

“E njoh si lojtar dhe si një person shumë të mirë, ka karakter dhe për Juventusin do të jetë shumë i rëndësishëm”.

“Mund të them vetëm se Howedes është i ri, por shumë inteligjent, taktikisht i përgatitur dhe mendoj se futbolli italian është diçka e mirë për atë”, ka thënë Khedira. /Telegrafi/