Site icon Telegrafi

Khedira e do Realin

“Po, ai na ka thënë se dëshiron të kalojë te Real Madridi. Fatkeqësisht, kjo është kështu. Tani duhet të gjejmë një zgjidhje. Ne e respektojmë vendimin e Khediras. Unë e di, që ai në zemër e mban Stuttgartin, por Reali nuk thërret çdo ditë në jetë”, ka thënë Bobic për Bild.

Në ditët në vijim pritet që Real Madridi të bëjë një ofertë zyrtare prej mbi 10 milionë eurosh për mesfushorin gjerman, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version