Telegrafi

Khedira: Dua të kaloj te Reali

“Natyrisht, unë po mendoj për një transferim te Real Madridi. Ata tashmë e kanë konfirmuar se janë të interesuar për të më transferuar”.

“Real Madridi është ndër klubet më të mëdha në botë dhe Jose Mourinho është njëri ndër menaxherët më të suksesshëm të planetit. Ai gjithnjë më ka fascinuar mua dhe ai luan futbollin tek i cili unë e gjej veten. Planet e tij taktike janë mirë të realizuara, me një mbrojtje mirë të organizuar, me kundërsulme të shpejta dhe konkretizim të lartë. Sot, vetëm kështu mund të kesh sukses”.

“Unë nuk do ta lejoja agjentin tim të më kontaktonte po që se do të dëshiroja të qëndroja te Stuttgarti. Real Madridi është klubi i parë në botë të cilin e kam shqyrtuar deri në këtë moment. Sidoqoftë, ende asgjë nuk është vendosur. Unë do të marr një vendim për të ardhmen në ditët në vijim”, ka deklaruar Khedira për Bild. /Telegrafi/