Gazetari saudit Jamal Khashogi u vra gati dy muaj më parë, dhe detaje të reja tmerruese dalin në shesh.
Khashoggi u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll dhe Ministria e Jashtme turke njoftoi, bazuar në regjistrimet audio, se vrasësve u ishte thënë të dëgjonin muzikë, ndërsa “po prisnin Khashoggi-n të gjallë”.
Mevlut Cavusoglu, ministri i Jashtëm turk, tha se ai personalisht dëgjoi regjistrimin audio të vrasjes. Ai konfirmoi disa nga detajet e keqe të vrasjes së kolumnistit të “Washington Post”.
“E dëgjova këtë. Ai u vra për 7 minuta. Kjo u bë me qëllim, “tha Cavusoglu për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.
Siç tha, ai dëgjoi një mjek që sugjeroi vrasësit të dëgjonin muzikë duke prerë Khashoggin. Njëri prej tyre tha se i “pëlqente të copëtojë njerëzit”.
“Kjo është e neveritshme,” tha Cavusoglu.
Khashoggi u vra në fillim të tetorit, pasi ai hyri në konsullatën në Stamboll. Pas zhdukjes së tij, alarmi u ndez nga zyrtarët turq.
Në lidhje me vrasjen dyshohen 15 sauditë, në mesin e tyre edhe Princi Mohammed bin Salman. /kp/Telegrafi/