Telegrafi

Kharchenko: Më 10 dhjetor mbyllet mandati i Treshes jo edhe procesi

"Rusia niset nga ajo se 10 dhjetori e mbyllë vetëm këtë mandat të Treshes, por procesi për status nuk përfundon", i tha Kharchenko së përditshmes Politika.

Sipas tij, procesi i negociatave për statusin e Kosovës mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"E kuptoj se Kosova në masë të madhe është çështje evropiane, por sa i përket aspektit juridik, procesi mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit", tha Kharchenko dhe shtoi se "nuk sheh mundësi në anashkalimin e Këshillit të Sigurimit në vendosjen se çka do të bëhet më tutje". /REL/