Telegrafi

Khan uron Fitër Bajramin qytetarëve të Londrës

 

Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan nëpërmes një video mesazhi ka uruar myslimanët e Londrës për festën e Fitër Bajramit.

Në Britani të Madhe dhe në Evropë sot është dita e parë e Fitër Bajramit.

Khan tha se ishte kënaqësi që si kryetar i Londër kishte mundësi që t’i bashkojë të gjitha komunitetet.

Sadiq Khan është myslimani i parë që zgjidhet në krye të qytetit të Londrës.

Urimi i kryetarit Khan:

Do të doja që t’ua dërgoj urimet më të përzemërta të gjithë myslimanëve në Londër dhe përreth botës për festën e Fitër Bajramit.

Ky ishte Ramazani im i parë si kryetar i Londrës dhe ishte e mrekullueshme që pata mundësinë për t’i bashkuar komunitetet anembanë qytetit. Nga familja ime tek e juaja, Urime Bajrami.