Telegrafi

Khan: Dikush po dëshiron ta mbajë Limajn në burg

Gjatë kësaj seance pala mbrojtëse ka kërkuar nga trupi gjykues që Limajt dhe të gjithë të tjerëve t’u hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Nga ana tjetër, pas paraqitjes së kësaj kërkese nga pala mbrojtëse, prokurori Maurizio Salustro ia ka dorëzuar kryetarit të turpit gjykues kërkesën për paraburgimin e Fatmir Limajt, gjë të cilën e ka kundërshtuar avokati i Limajt, Karim Khan, i cili ka thënë se “dikush po dëshiron që ta mbajë në burg Fatmir Limajn me çdo kusht”, transmeton RTK.

Për kërkesën e palës mbrojtëse për heqjen e masës së arrestit shtëpiak si dhe për kërkesën e prokurorit Salustro që Limajt t’i shqiptohet masa e paraburgimit, pritet që kryetari i Trupit gjykues të vendos sonte ose nesër në mëngjes.

Seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet më 23 prill duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë me shifrën ‘A’. /Telegrafi/