Ka përfunduar lufta në UFC 294 mes Kamaru Usman dhe Khamzat Chimaev me fitoren e këtij të fundit.
Usman e gjeti veten në një tjetër luftë të profilit të lartë në UFC kur Paulo Costa u detyrua të tërhiqej nga përballja e tij e planifikuar me Chimaev. Ky dyluftim ishte mjaft i rëndësishëm, pasi fituesit i ishte premtuar një përballje me kampionin e peshave të mesme të UFC-së, Sean Strickland.
Chimaev fitoi pasi mori shumicën e pikëve nga juria me rezultat 29-27, 29-27 dhe 28-28.
KAMARU USMAN TOOK THIS FIGHT IN 12 DAYS NOTICE. FAIR PLAY. KHAMAZAT CHIMAEV YOU BEAST❤️! #UFC294pic.twitter.com/1xde3djMTG
— TwinVamos (@TwinVamos) October 21, 2023
Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 13-të teksa vazhdon si i pamposhtur. Usman në anën tjetër, pësoi humbjen e katërt në karrierë.
Pas ndeshjes Chimaev shfrytëzoi rastin të thotë edhe disa fjalë për situatën mes Izraelit dhe Palestinës.
Khamzat Chimaev sends a message to the children suffering in Palestine, Afghanistan, Syria. #UFC294 @KChimaev pic.twitter.com/vzGLfk5TKz
— عمر عثمان 🇦🇫 Mike Tyson’s Translator (@OmerOsman200) October 21, 2023
“Myslimanë, krishterë, hebre, nuk ka rëndësi, na lejoni të jemi bashkë dhe të jetojmë në këtë botë”, u shpreh ai shkurtimisht pas fitores./Telegrafi/