I inkuadruar në lojë në minutën e 68-të, Khalid Abdul Basit, ndryshoi gjithçka sa i përket finales së DigitAlb Kupës, duke përmbytur rezultatin e Dritës, pasi realizoi dy gola.
Vetë heroi i ndeshjes theksoi rëndësinë që kanë dy golat e realizuar për të.
“Dy gola mjaft të rëndësishëm për mua, pasi do më japin vetëbesim edhe më të madh. E qëllova topin në kohën e duhur dhe realizova. Do të vazhdoj me Prishtinën edhe për edicionin e radhës dhe shpresoj të kem minutazh edhe më të madhe”, theksoi Khalid për Super Sport Kosovën.
Lexo më shumë: Prishtina në kualifikimet e Ligës së Evropës (Video)