Telegrafi

Khabib Nurmagomedov i thotë Ronaldos se duhet të largohet nga Juventusi, të injorojë PSG-në dhe të rikthehet në Angli

Khabib Nurmagomedov i ka propozuar Cristiano Ronaldos kalimin ën Ligën Premier.

Ylli portugez është afër rikthimit në ligën angleze, mirëpo tani te rivali i qytetit të Manchester United, te City.

Lexo po ashtu Një gazetar e kishte pyetur Ronaldo rreth një kalimi të mundshëm te Manchester City në vitin 2015 – reagimi i tij i thotë të gjitha

Legjenda e UFC-së, Khabib i ka thënë 36-vjeçari se ai duhet të rikthehet në Ligën Premier dhe aty t’i jap fund karrierës.

“Sipas mendimit tim, është më mirë që Cristiano të ndryshojë skuadër”, ka thënë Nurmagomedov në një intervistë për RT.

Lexo po ashtu Cristiano Roaldo thuhet se ka biseduar me tre lojtarë të Manchester Cityt për rrethanat e transferimit atje

“Nuk dua t’i fyejë tifozët e Juventusit. PSG? Jo, ata kanë tashmë shumë yje në skuadër. Nëse ai kalon në Angli në fund të karrierës, do të jetë interesante”.

Ronaldo tashmë është më afër kalimit te Manchester City, sidomos pas konfirmimit të Harry Kane se ai do të qëndrojë te Tottenhami edhe për një sezon. /Telegrafi/