Site icon Telegrafi

Khabib Nurmagomedov publikon foto nga lëndimet që kishte para meçit me Justin Gaethje ku fitoi dhe pastaj u pensionua nga UFC

Janë publikuar detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC, ku fitoi përballë Justin Gaethje.

Luftëtari nga Dagestani, i cili njoftoi tërheqjen pas fitores me Gaethje, që ishte e 29-ta radhazi në karrierë.

Khabib e detyroi rivalin e tij amerikan të tërhiqej në raundit e dytë në UFC 254.

Në konferencën për shtyp pas meçit, Dana White konfirmoi se luftëtari i njohur kishte luftuar me disa fraktura në këmbën e tij të majtë.

“Ne ishim me fat që e pamë atë duke luftuar sonte. Khabib është në spital, ai pati frakturë në këmbë tri javë më parë. Khabib theu dy gishta dhe një kockë në këmbë, por ai nuk i tregoi askujt. Ai është një nga njerëzit më të fortë në planet dhe luftëtari më i mirë në botë”, kishte thënë White pas meçit.

Vetë Khabib ka treguar fotot e lëndimeve që i kishte përmes llogarisë së tij në Instagram.

Luftëtari nga Dagestani ngarkoi një foto të një radiografie të 7 tetorit të kaluar në të cilën shihet një frakturë në njërin nga gishtat e këmbës dhe, menjëherë më pas, ngarkoi një foto tjetër në të cilën ai gisht ishte e mavijosur.

Një gjest që i jep edhe më shumë vlerë fitores së fundit të Khabib Nurmagomedov në duelin e tij të fundit si profesionist. /Telegrafi/

Exit mobile version