Telegrafi

Khabib Nurmagomedov i pikëlluar derisa flet për gjendjen kritike të babait të tij: Ai është ende nën kujdesin intensiv

Khabib dhe Abdulmanap Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov ka treguar për gjendjen shëndetësore të babait të tij, që kishte pësuar sulm në tru javë më parë.

Abdulmanap Nurmagomedov që është 57-vjeçar kishte pësuar sulm në tru në muajin e maj, e që diagnostikimet kishin treguar për gjendje të përkeqësuar.

Që atëherë, atij i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, dhe më pas ra në një koma të cilën e ka kaluar së fundmi.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

Khabib ka bërë vizita të përditshme te babai i tij, që gjendet në një spital ushtarak në Moskë.

“Gjendja e tij është ende serioze, ai është ende në kujdesin intensiv,” ka thënë Khabib për  RT.com. “Coronavirusi është pas tij, por virusi ka sjellë pasoja në veshkat dhe zemrën e tij”.

Khabib Nurmagomedov (Foto: UFC/Twitter)

“Sa i përket virusit, nuk ka nevojë të shqetësohet, vetëm për pasojat e tjera. Unë e vizitoj atë, ai më njeh mua, por nuk ka komunikim sepse është i lidhur me pajisjet [mjekësore]”.

“Çdo ditë që më lejojnë të futem, e kaloj gjysmë ore [me të], e mbaj dorën e tij. Kur unë pyes: ‘Baba, a më njeh mua?’ Ai me gjeste më tregon se më njeh”, ka shtuar më tej ai.

Abdulmanap është një trajner i mirënjohur MMA, dhe ka qenë vazhdimisht i rregullt në luftërat e djalit të tij në oktagon. /Telegrafi/