Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se është i gatshëm të zhvillojë një super-meç me kampionin e peshave të lehta Alexander Volkanovski.
Volkanovski u bë kampion në kategorinë e tij pas mposhti Max Hollowayn në UFC 245 në dhjetor të vitit 2019, duke i përgjigjur dagestanezit.
“The Great” që i ka fituar të gjitha tetë takimet në MMA, do të përballet sërish me Hollowayn në UFC 251, në rimeçin që zhvillohet në Abu Dhabi.
https://twitter.com/MMAJournal7/status/1273763403539021824
Por, me të përfunduar punë me të, edhe Volkanovski ka shprehur dëshirën e tij që të takohet me Khabibin që po ashtu është kampion në kategorinë e tij.
“Nuk më pëlqejnë personat që luftojnë në kategori të tjera. Por, një takim me Khabibin, natyrisht se do të ishte një opsion i mirë”, ka thënë ai për The Score.
“Tani për tani, duhet të mbroj titullin dhe më pas saj mund të ndodhë që në vitin e ardhshëm të zhvillojë atë meç”, ka shtuar më tej Volkanovski.
31-vjeçari e di se dagestanezi është po ashtu i pamposhtur 28-0 në kategorinë e tij dhe natyrisht se dëshiron të sfidojë atë. /Telegrafi/