Telegrafi

Khabib Nurmagomedov e do duelin e madh me Georges St-Pierre, UFC e gatshme

Khabib Nurmagomedov është tejet i interesuar për një përballje gjigante me Georges St-Pierre.

Ylli kanadez u pensionua në fillim të këtij vitit, pasi dështoi që ta aranzhonte një meç me Nurmagomedov.

Por, kampioni i peshave të mesme në UFC është duke shpresuar që ta ketë një përballje me boksierin rus.

Menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të boksojnë me St-Pierre, por që kanë përballje më 7 shtator dhe një në dhjetor.

“Ai (Khabib) më ka dhënë instruksione të qarta.  Ai dëshiron që të boksojë me Dustin Poirier më 7 shtator, gjersa ka kërkuar një përballje edhe në dhjetor”, ka thënë Abdelaziz.

“Por, nëse Pierre arrin ta aranzhojë gjithçka, atëherë në prillin e vitit 2020 mund të hyjmë në kafaz, por deri atëherë do të kemi shumë kohë që të flasim.”, ka shtuar më tej menaxheri i Nurmagomedov. /Telegrafi/