Të thuash Khabib Nurmagomedov u përball me një vështirësi serioze në luftën e tij me Justin Gaethjen, do të ishte një nënvlerësim.
Keni dëgjuar më parë nga trajneri i tij, Javier Mendez i Akademisë Amerikane të Kikboksit, për pengesat e dagestanezit para luftës, përfshirë një qëndrim në spital.
Tani, në një intervistë me luftëtarin e ACA, Magomed Ismailov, Nurmagomedov ka treguar detaje se çfarë ndjeu në përballje e UFC 254.
Së pari: Nurmagomedov ka thënë se ai u sëmur më 9 shtator, një ditë para se të planifikohej të fluturonte për në Abu Dhabi për luftën më 24 tetor.
Fytyra e tij u fry, dhe kështu dukej:
“Fillova të ndihesha keq në aeroplan dhe kur mbërritëm kisha ethe të larta”, ka thënë Khabib.
“Gjendja mu përkeqësua dhe unë u dërgova në spital dhe pata kujdes intensiv për pesë ditë. Ishte vërtet keq”.
Si rezultat, Nurmagomedov tha se ai nuk e filloi kampin e tij të stërvitjeve deri më 24 shtator.
“Por, pas 10 ditësh, unë theva gishtin e madh”, deklaroi ai. “E theva gishtin e madh më 7 tetor”.
Nurmagomedov shtoi më tej se ai “donte të anulonte luftën”, por ai dhe ekipi i tij vendosën të shtyjnë përpara.
“Po kaloja shumë, sëmundja dhe frakturat. Në fund të ditës, ne vendosëm ta vazhdonim luftën”.
Pengesat dolën që të mos e pengonin performancën e tij, pasi Nurmagomedov dukej mbresëlënës në luftën me Gaethjen, dhe në raundin e dytë ai doli të mbrojë titullin në peshat e lehta.
Duke pasur parasysh atë që ai kishte duruar dhe bisedat që bëri me Gaethjen gjatë luftës, Nurmagomedov beson se fitorja ishte mendore më shumë se gjithçka.
“Ju mund të mos e keni parë këtë, por unë e ndjeva atë: Ai hoqi dorë”, ka thënë Nurmagomedov për Gaethjen.
“Dua të them, vullneti i tij ishte thyer. Ai hoqi dorë mendërisht. Unë nuk mendoj se e fitova këtë luftë fizikisht, por me mendje”.
Duke dëgjuar gjëra të tilla, kjo është arsyeja pse tifozët dëshirojnë që Khabib të mos kishte njoftuar pensionimin e tij pas fitores.
Sepse, siç ka thënë Mendez, ai ka akoma ka më shumë për të dhënë . Nëse Khabib ka përfunduar me të vërtetë apo do të përpiqet për një rekord të përsosur 30-0 mbetet të shihet , pasi ai ende mbetet kampion i peshave të lehta UFC. /Telegrafi/