Janë publikuar pamje, aty kur tregohen momente kur Khabib Nurmagomedov ishte në një situatë të palakmueshme gjatë karrierës së tij.
The Eagle kishte qenë tre herë në situata të vështira, derisa u pensionua në tetor të vitit të kaluar nga sporti i arteve marciale me rekordin 29 fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim.
Një situatë e vështirë për Khabibin ishte në vitin 2016, kur kishte përballë Michael Johnsonin.
https://www.youtube.com/watch?v=0S7n8M7nXjY&ab_channel=MartialLiam
Dueli ishte zhvilluar në kuadër të UFC 205, me Johnson që bëri disa goditje të njëpasnjëshme në raundin e parë, mirëpo dagestanezi u rikthye duke shkaktuar një ngulfatej (specialiteti i tij) ndaj kundërshtarit.
Një tjetër duel të vështirë e kishte edhe me Dustin Poirierin, pasi dy raundet e para ishin tjetër të vështira për Khabibin, mirëpo në të tretin ai përsëri triumfoi me një shtrëngim të fortë, e që Poirier u dorëzua.
Dhe situata e tretë më e vështirë në karrierë për dagestanezin ishte në luftën me Justin Gaethjen, me këtë të fundit që e kishte goditur disa herë me shumë fuqi.
Si në rastin e dy kundërshtarëve të parë, Khabib kishte arritur të fitonte duelin sërish me ngulfatej, për të detyruar Gaethjen të dorëzohej. /Telegrafi/