Khabib Nurmagomedov ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë fitoren ndaj Justin Gaethje për titullin e peshave të lehta në UFC 254.
Luftëtari nga Dagestani ka arritur të triumfojë ndaj Gaethjes në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.
Nurmagomedov ishte i pamëshirshëm duke arritur ta mposht amerikanin Gaethje qysh në fillim të raundit të dytë.
Ishte një lidhje e kokës së Gaethje me këmbët e Khabib që bëri gjyqtarit ta ndërpres ndeshjen dhe t’ia jap fitoren luftëtarit nga Dagestani.
Pas fitores, Khabib u ul në oktogon me lot në sy dhe fjalët e para të tij ishin vërtetë emocionuese, duke ia dedikuar fitoren babait të tij të ndjerë.
Unrivaled. Unequaled. #UFC254 pic.twitter.com/QMD6mBlrKn
— UFC (@ufc) October 24, 2020
Khabib gjithashtu njoftoi pensionimin dhe ky erdhi edhe si premtim ndaj nënës së tij.
“Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk mund të vij këtu pa babanë tim”, ka thënë fillimisht Khabib.
“Unë premtoj se do të jetë lufta ime e fundit. Nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek këtë”.
“Ka vetëm një gjë që unë dua nga UFC, të më vendosë si luftëtarin numër 1 në çdo kategori në botë sepse e meritoj atë”, përfundoi Nurmagomedov.
Pas kësaj fitore, Khabib vazhdon rekordin pa humbje, prej 29 fitoreve. /Telegrafi/
"This is my last fight."@TeamKhabib pays his respects following a dominant performance at #UFC254 pic.twitter.com/5HiUvJXBJC
— UFC (@ufc) October 24, 2020
Momentet kyçe të duelit:
https://youtu.be/duxry6dnHLM