Klubi i hendbollit Rahoveci është nikoqir i rumunëve të CS Minaur Baia Mare në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tës në EHF European Cup.
Klubi kosovar synon të bëjë histori duke u bërë skuadra e parë që kualifikohet në mesin e 16-të ekipeve më të mira evropiane në hendboll.
Për këtë ndeshje, klubi rumun ka kërkuar masa shtesë të sigurisë, pas problemeve të fundit në ndeshjen e futbollit mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë.
Skuadra rumune ka përvojë të madhe në këto gara, por Rahoveci ka dëshmuar se me përkrahjen e tifozëve mund të mposhtë çdo ekip.
Sa i përket ndeshjes kthyese që në Rumani, ajo është planifikuar të luhet më datë 30 nëntor, nga ora 15:00.
Ndeshjen mes KH Rahovecit dhe CS Minaur Baia Mare mund ta ndiqni LIVE në Telegrafi.