KH Rahoveci ka kaluar në raundin e tretë të EHF European Cup në hendboll, pasi mposhti kampionin belg, Bocholt.
Më 23 nëntor nga ora 19:00, Rahoveci ka rastin të shkruajmë historinë e hendbollit kosovar, ku në “Mizahir Isma”, zhvillon ndeshjen e parë ndaj ekipin rumun CS Minaur Baia Mare dhe një javë më vonë atë të kthimit në Rumani.
CS Minaur Baia Mare është tre herë kampion rumun, gjashtë herë fitues i kupës, dy herë fitues i EHF Cup, gjysmëfinalist i edicionit të fundit të EHF European Cup dhe finalist në vitin 2022.
CS Minaur Baia Mare pjesëmarrje edhe në Ligën e Kampionëve në hendboll.
“Përkundër disa vështirësive financiare me të cilat përballet (CS Minaur Baia Mare), ka ekip kompakt me lojtarë shumë të fortë. E gjithë kjo paraqet veç një motiv shtesë për ne. Duam të dëshmojmë se jemi të gatshëm për ndeshje të këtyre niveleve dhe do të japim gjithçka nga vetja. Por, do të jetë definitivisht e pamundur pa përkrahjen tuaj masive në Rahovec”.
“Andaj, orarin e dini, adresën po, veç na ka mbetur të luftojmë bashkë, për të hyrë në librat e historisë së hendbollit kosovar”, ka shkruar klubi rahovecas në rrjetet sociale.
Në të njëjtin nivel më parë ka arritur edhe Besa Famgas, ku Rahoveci kërkon të bëhet ekipi i parë që kualifikohet në mesin e 16 më të mirat e EHF European Cup. /Telegrafi/